Mbjellja e mjekrës dhe mustaqeve

Rrallësia vende-vende apo humbja për çfarëdo arsye e mjekrës apo mustaqeve që manifestohet te burrat shkakton pasoja estetikisht të pakëndshme. Ky problem krijon probleme psikologjike tek personi dhe madje arrin një nivel që çon deri në mungesë të vetëbesimit. Zgjidhja e përhershme dhe përfundimtare për këtë siklet është mbjellja e mjekrës dhe mustaqeve.

ÇKA E SHKAKTON HUMBJEN E MJEKRËS DHE MUSTAQEVE? 

  • Sëmundjet sistematike
  • Sëmundjet e lëkurës
  • Çrregullimet hormonale
  • Faktorët gjenetikë
  • Trauma dhe shenjat e plagëve

Mbjellja e mjekrës dhe mustaqeve: Për shkak të arsyeve të cekura më lartë, që mund të shkaktojnë mungesë totale apo vende vende të mjekrës apo mustaqeve, mbjellja e mjekrës- mustaqeve mund të kryhet me sukses te burrat mbi 22 vjeç. 

Para mbjelljes së mjekrës dhe mustaqeve nga pacientët me metodën FUE dhe me ndihmën e mikromotorit nga zona e pasme e kokës mbi qafë dhe veshë fillimisht merren rrënjët e flokëve që janë më të përshtatshme për pjesën e mjekrës-mustaqeve. Këto rrënjë të marra me metodën DHI, pa hapjen e kanaleve ose me metodën e hapjes së kanaleve, mbillen dendur në përputhje me drejtimin e qimeve në zonën e transplantit. Në mbjellje, varësisht nga nevoja mund të mbillen deri në 3000 rrënjë.

Mbjellja e mjekrës dhe mustaqeve kryhet pa dhimbje dhe pa djegie. Mbjellja zgjat 4-6 orë në varësi të numrit të rrënjëve që duhet të mbillen. Duke treguar ndjeshmëri të mjaftueshme në këtë drejtim, nëse është e nevojshme ne e rezervojmë tërë ditën për personin, pa vendosur limite kohor, dhe përpiqemi të arrijmë një rezultat të shëndetshëm.

Pas mbjelljes, në zonën e mbjelljes paraqiten skuqje dhe shenjat e vogla të gjakderdhjes.

Këto skuqje dhe gjakderdhje kalojnë brenda 4-5 ditëve pas larjeve. Ndërsa shërohen plotësisht për një 1-2 javë. Si rezultat i këtyre larjeve, nuk mbeten shenja as në pjesët prej nga merren rrënjët.

Qimet nga rrënjët e mbjella pas një kohe bien dhe nga to dalin të rejat përsëri brenda 1-2 muajve dhe me kalimin e kohës këto rrënjë që shfaqen vazhdojnë të rriten. Ky proces përfundon brenda një viti dhe rezultati i dëshiruar del në pah.

Gjatë kësaj periudhe, fijet e flokëve fillojnë të përshtaten me qimet e mjekrës dhe mustaqeve dhe marrin karakteristikat e pjesës së transplantuar si në strukturë ashtu edhe me kohën e rritjes.

Mjekra dhe mustaqet, që janë pjesë e rëndësishme e estetikës mashkullore, mund të jenë të rralla ose të lehta dhe të bien për arsye të ndryshme, gjë që deri para pak kohësh dukej si një problem që nuk mund të zgjidhet. Mirëpo, në ditët e sotme, problemi i mungesës ose rrallësia e mjekrës nuk është më i pazgjidhshëm fal përdorimit të teknologjisë në zhvillim dhe të metodave të transplantimit të flokëve. Me mbjelljen e mjekrës, është e mundur që të keni një mjekër apo mustaqe të shëndetshme për tërë jetën.

Cilësi e ekipit profesional

24 orë

Whatsapp

ndihmë